10 Qershor, 2023

Iku me kamion drejt Anglisë, vajza nga Patosi tregon vështirësitë dhe arritjet e saj në shkencë

 Iku me kamion drejt Anglisë, vajza nga Patosi tregon vështirësitë dhe arritjet e saj në shkencë

Historia e dy motrave binjake nga Patosi është sa e veçantë aq dhe me të papritura. Disa vite më parë, ato ikën me kamion në Angli dhe sot janë në majën e shkencës Botërore.

Një nga motrat binjake, Detina Zalli e ftuar në  ABC Live ka treguar historinë e saj që nga largimi kamion bashkë me familjen në drejtim të Anglisë për një jetë më të mirë e deri tek arritjet e saj të shkëlqyera në karrierë.

Në fjalën e saj ajo ka treguar se ato u nisën bashkë me prindërit për një jetë më të mirë, por rrugëtimi ishte i vështirë dhe u është dashur që të kalojnë ditë e net të tëra në kamionë dhe pse në fillim u ishte thënë se do të shkonin me avionë dhe me tren.

“U nisëm për të ikur për një jetë më të mirë, na gënjyen na thanë se do iknim me trend he me avion por përfunduam për ditë e net të tëra në kamionë. Unë isha me babin mami dhe motra rrinin më larg por meqë ne ishim fëmijë ecnim me prindërit.

Ishte një situatë që u trembëm përballeshim me gënjeshtra çdo orë, pasi të gjithë të ardhurat ishin investuar në këtë rrugë e s’kishim më asnjë kthim pas.

Pavarësisht frikës ne duhet që të kalonim sfidat. Për gjashtë vite ne kemi kaluar me vështirësi, fakti që unë e motra dinim italisht na ndihmoi që të komunikonim me të huajt.

Për tre katër vite une dhe motra ime binjake e kemi pas shumë të vështirë shkollimin pasi ishim të bullizuara, deri në momentin që ne arritëm që të fitonim një konkurs”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se vështirësitë e rrugëtimit të tyre kanë qenë të vështira për një periudhë 6 vjeçare, por fatmirësisht pas nisjes së studimeve të larta dhe rezultateve të shkëlqyera që ajo arriti bashkë me motrën sot janë pjesë e grupit të shkencëtarëve më të njohur në Britani dhe jo vetëm.

“Pasi morëm rezultate të mira në shkollën e mesme, ne filluam studimet për mjekësi molekulare dhe e morëm me rezultate të shkëlqyera, nuk kishim as dokumente në atë periudhë por përmes bursës dhe profesorët na ndihmuan që ne të jemi pjesë e saj.

Pasi po bëja doktoraturën në Univesitetin e Lensit, Hoëard shkelqeva dhe atje gjeta lirinë totale. Në atë pikë kur bëmë doktoraturat, u ndamë secila në një universitet ndryshme. Argita ka imunologji ka studiuar në universitetin e Bimirganit.

Në Howard kam drejtuar shumë kurse dhe kam punuar me shumë shkencëtarë që kanë fituar dhe Nobel, ato e panë pasionin tim për mësimet dhe më kanë mbështetur shumë. Në Oxford isha një tjetër person pasi kisha eksperiencë dhe më dukej e lehtë isha udhëheqëse për një program tyë onkologjisë dhe trajtonim mjekët për pjesën e gjenetikës së kancerit.

Jam pjesë e  një programi të NASA-s ku të gjithë shkencëtarët më të mirë punojnë në grup dhe zbulojnë gjëra të reja. Aktualisht po punojn për të parë sesi qelizat e kancerit afektohen në gravicionin zero që është në hapësirë. Qëllimi është që të mësojmë e kuptojmë sesi sillen qelizat në hapësirë me gravitetin zero.

Kemi një sistem që ngjason me gravitetin zero, rrisim dhe vendosim aty qelizat kancerogjene dhe është nxjerrë në pah se rreth 80% e qelizave kancerogjene vdesin. Qëllimi është për të gjetur një kurë sa më të mirë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *