I rrethuar nga dhjetëra truproje: Nga çfarë kishte frikë Sali Berisha në Tropojë?

Sali Berisha zhvendosi dje ‘Foltoren’ e tij në Tropojë, në vendin e tij të lindjes.
Ajo që u vu re ishte një prezencë shumë e madhe e truprojave, gjë që nuk është parë në ‘Foltoret’ e tij të mëparshme.
Në krye të “murit të tij rrethues” qëndronte Agron Kuliçaj, ish zv.ministër i brendshëm në kohën e PD-së.
Pas prezencës së madhe të truprojave, lind pyetja: Pse ka frikë ish-kryeministri që të shkojë në vendin e tij të lindjes?