I moshuari nuk përmbahet para Berishës: Mos vdeksha pa të parë edhe njëherë kryeministër dhe në krye të PD-së

Në takimin që ka organizuar Sali Berisha në Fier, fjalën e kanë marrë edhe mbështetësit e tij.
Një prej tyre iu lut që të merrte edhe njëherë drejtimin e PD, para se ai të vdiste.
“Kadri Kamberi quhem, jam anëtari i vjetër.
Kush ka lindur e nuk ka vdekur, por ishalla nuk vdes pa iu parë edhe njëherë në krye të PD-së, edhe njëherë në qeveri.
Kjo qeveri po na nxin jetën, nuk dëgjojmë dot lajmet.
Më falni ka njerëz që flenë në kasolle.
Mos paça vdekje pa iu parë edhe njëherë në krye të PD-së”, tha ai.