4 Dhjetor, 2022

Humbi Donaldin, por ja çfarë fitoi Bora Zemani nga gjithë kjo histori!

 Humbi Donaldin, por ja çfarë fitoi Bora Zemani nga gjithë kjo histori!

Kryefjala e të gjitha mediave sociale këtë javë ka qenë romanca e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, mes Donaldit dhe Beatrixit, ku këtë të enjte nuk munguan as puthjet pasionante.

Donaldi ende pa sqaruar situatën me Borën jashtë shtëpisë, sikurse ata folën në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”, ku shkëmbyen edhe një puthje, ndërkohë që ranë dakord që të flisnin jashtë shtëpisë se çdo të ndodhte mes tyre.

Ai gjithashtu i dhuroi edhe varsen e tij në trevjetorin e tyre të lidhjes, duke shënuar një tjetër moment romantik brenda shtëpisë, e më tej Bora e pranoi dhuratën dhe mbante çdo ditë në program.

Pas situatës së krijuar, Bora nuk e vendosi më varsen dhe ka qëndruar në heshtje në rrjetin e saj social, ndërkohë që ndjekësit e saj në Instagram kanë shënuar një rritje të paparashikueshme. Me mijëra ndjekës kanë vërshuar në profilin e saj, duke i dhuruar në këtë mënyrë një shenjë vlerësimi, mbështetje dhe dashurie.

E gjithë kjo histori ka shumë pikëpyetje dhe paqartësi, ndaj mbetet për t’u parë se si do të vijojë dhe nëse Donaldi do të japë ndonjë shpjegim në ditët në vazhdim..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *