30 Nëntor, 2022

Hulumtim mbi inteligjencën e popujve, ku renditen shqiptarët? Serbët e grekët na e kalojnë

 Hulumtim mbi inteligjencën e popujve, ku renditen shqiptarët? Serbët e grekët na e kalojnë

A janë shqiptarët një popull inteligjent dhe ku qëndrojmë ne në krahasim me vendet e tjera të botës?

Përgjigjen e kësaj pyetje e jep një  hulumtim  i kryer nga Uorlld Popjullejshën Rivju. Në listën e gjatë prej 199 vendesh është matur koeficienti i inteligjencës së çdo vendi.

Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë. Koeficienti i Inteligjencës së  çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.

Shumica e njerëzve në mbarë botën pra rreth 68% kanë një koeficient inteligjence që varjon  nga 85 në 115.

Në vendin e parë me koeficientin më të lartë të inteligjencës renditet Japonia e pasuar nga Tajvani, Singapori, Hong Kongu dhe Kina.

Shtetet evropiane që kanë arritur të futen në top dhjetëshen janë Bjellorusia, Finlanda , Lihtenshtajni , por edhe Holanda dhe Gjermania.

Shumë mund të pyesin se ku ndodhet vendi ynë në këtë renditje. Shqipëria renditet e 109-ta në këtë listë të gjatë. Sa i përket vendeve të rajonit si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë –Hercegovina ata renditen sipër vendit tonë.

Sa i përket vendit me koeficientin më të ulët në botë është Nepali me 42.99.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *