27 Janar, 2023

Historia tragjike e djalit të vetëm të Tinka Kurtit

 Historia tragjike e djalit të vetëm të Tinka Kurtit

Zef Kurti ishte djali i vetëm i aktores së mirënjohur Tinka Kurti. Për arsye që nuk dihen, ai ka mbajtur një profil të ulët publik pas vitit 1990, ndërsa më herët është aktivizuar edhe në disa shfaqje të teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Zefi ka provuar pak edhe aktrimin, më shumë me role episodike.

Një nga filmat është ai i “Udhëtim në pranverë” ku luan rolin e Lekës, në një dialog të shkurtër para teatrit “Migjeni” në Shkodër, film i vitit 1978.

Duke qënë se mbase nuk mund të ndiqte gjurmët e nënës së tij, Zefi nuk përqendrohej shumë tek arti skenik.

Ndoshta edhe për këtë arsye, por edhe për mundësi më të mëdha për familjen, Zefi vendos të emigrojë në Kanada ku ndërtoi jetën e tij.

Ata që e njohin nga afër Tinkën, e njohin mallin që ajo kishte për djalin e saj të vetëm, i cili u nda nga kjo jetë.

Zef Kurti ndërroi jetë si pasojë e nje goditjeje fatale në zemër në moshën 65-  vjeçare.

Kjo është një nga plagët më të mëdha për aktoren shqiptare, e cila humbi djalin e vetëm.

1 Comment

  • Aktor i mall dhe nena aktore e malle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *