29 Maj, 2023

Historia e turpit: Si vdiq Dritan Hoxha me të dashurën gazetare, që u fsheh nga media

 Historia e turpit: Si vdiq Dritan Hoxha me të dashurën gazetare, që u fsheh nga media

Vdekja e pronarit të Top Channel, Dritan Hoxha, ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara kur ndodhi.

Kjo, për shkak se ai ishte një ndër njerëzit më të pushtetshëm.

Por në aksidentin tragjik ku vdiq jetën Dritan Hoxha, humbi jetën edhe një gazetare 28-vjeçare, Entela H, e cila punonte për Hoxhën, por njëkohësisht ishte edhe e dashura e tij.

Duke qenë se Hoxha ishte i martuar, mediat e asaj kohë në mënyrë skandaloze e fshehën vdekjen e 28-vjeçares, duke mos e përmendur fare atë, edhe pse e kishin kolege.

E vetmja që shkruajti për të ishte vetëm “Rilindja Demokratike”, por kjo për shkak se Sali Berisha ishte në konflikt me Top Channel.

Sipas nënës së Entelës, që u rrëfye atëhere për “RD”, edhe pse vajza e saj kishte punuar për Top Albania Radio dhe Top Channel për më se dhjetë vite, të pakët ishin ata gazetarë nga këto mediume që zgjodhën të ngushëllonin familjen e ish-koleges së tyre. Në fakt sipas familjarëve, vetëm Arbana Osmani ka vizituar familjen dhe shprehur ngushëllime për vdekjen e Entelës.

Në atë kohë, për këtë ngjarje reagoi edhe Partia Demokratike.

PD lëshoi një komunikatë për shtyp ku mes tjerash shkruante:

“Mëngjesin e datës 23 Maj 2008, vdiqën në një aksident presidenti i “Top Medias”, Dritan Hoxha, dhe punonjësja e “Top Medias”, 28-vjeçarja Entela H. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë u shprehu të dy familjeve ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin njerëzor më të lartë.

Sërish, Partia Demokratike u shpreh familjeve të të dy viktimave ngushëllimet më të thella. Sipas John Dane, vdekja e çdo njeriu të pakëson, sepse i përket njerëzimit.

Por, Partia Demokratike, si parti e fjalës së lirë, që nxori vendin nga censura dhe terri informativ më i egër komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurën totale nga “Top Media” dhe disa simotrave të saj të lajmit të vdekjes tragjike të bashkëpunëtores së tyre, Entela H., si një akt primitiv, çnjerëzor dhe të pashembullt.

Në rast se në ndërgjegjen tuaj ka mbetur qoftë edhe një grimcë njerëzore, bëhuni njerëz e i kërkoni ndjesë publike ish-shoqes suaj, kërkojini ndjesë familjes së saj, kërkojini ndjesë Entela H.

Sado që të mos e keni dashur, ajo nuk është më. Kërkojuni ndjesë të gjithë shqiptarëve që e kanë të shenjtë lirinë e fjalës, që e kanë të paprekshëm kodin e vdekjes! Zoti ju ndihmoftë!”

Një grup gazetarësh, që kryesisht përfaqësonin Top Media dhe “Gazetën Shqiptare” iu përgjigjën kësaj deklarate me një deklaratë të tyren ku mes tjerash shkruhej:

“Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar gjithë standartet etike, politike dhe njerëzore deri tek përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare Presidentit të Top Channel, Dritan Hoxhës.

Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës, mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit professional”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *