Historia: 1 mijë varre të ushtarëve grekë zbulohen tek stadium i Përmetit

Nga fëmijëria e mbajmë mend shumë mirë kur na thoshin se te “Fusha e borzilokëve” përtej janë varrosur ushtarët grekë.
Italia gërmoi dhe i mori me kohë eshtrat e ushtarëve të saj madje nxitjen e romanit të famshëm “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” shkrimtari Ismail Kadare prej këtej e mori. Tani i erdhi rradha Greqisë të marrë ushtarët e saj.
Gazetari i Report Tv Piro Nase ndërkohë raporton se procesi i zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë në fushën e futbollit të Përmetit është ndalur përkohësisht. Kjo për shkak të terrenit të vështirë dhe temperaturave të ulëta.
Në fund të muajit dhjetor përfaqësues të ardhur nga Greqia inspektuan territorin pas stadiumit të qytetit që shërben si aneks stërvitjeje për ekipet e moshave, përmes teknikës së avancuar lazer identifikuan eshtrat e trupave të varrosura në fushë.
Deri tani janë rikuperuar 15 eshtra të ushtarëve grekë. Sipas specialistëve nga Greqia bëhet me dije se në territorin e ndërmjetëm mes stadiumit dhe terrenit që është përbri tij, mendohet se janë varrosur gjatë viteve 1940-1941 në konfliktin italo-grek gati 1 mijë ushtarë.