9 Dhjetor, 2023

Hipokrizia e një hajduti si Ilir Meta, me Skënderbeun

 Hipokrizia e një hajduti si Ilir Meta, me Skënderbeun

Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, ka kujtuar 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Meta shkruan se “vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane, do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta në rrjetin social.

E thënë kjo nga një personazh si Meta, që ka menduar gjithë jetën e vet për xhepin e tij, duke vjedhur shtetin, natyrisht që duket hipokrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *