9 Qershor, 2023

Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë!

 Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë!

Nga Ylli Manjani

Hapni spitale psiqiatrike, përgatisni mjekë psikiatër e ti paguani mirë se janë çmendurit rrugëve, o të çmendur pushtetarë!

Mblidhini more të çmendurit se masakruan fëmijët, o të çmendurit e të çmendurve! Janë kudo nëpër Shqipëri. Jo vetëm në Fier.

Nuk ka asnjë kuptim ti zini me policë kur ata dhunojnë e vrasin. Është shumë vonë, o të vonuar nga mendtë!

Ngrijini ato kartona për aq para sa duhen për të izoluar të çmendurit në çmendina, o të çmendur deputetë! Boll bëni sikur ziheni, o të çmendur që nuk trajtoni dot të çmendurit!

U çmendshi e marrshi malet më mirë se nuk i duheni askujt! Nuk e ruani këtë shoqëri nga të çmendurit, le pastaj nga kriminelët!

Bah çfarë çmendurie!

Çfarë trishtimi!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *