28 Janar, 2023

Hapi sytë zonja Yuri Kim dhe shikoni këtë foto, ju s’e ndalni dot uraganin e PD dhe të Berishës

 Hapi sytë zonja Yuri Kim dhe shikoni këtë foto, ju s’e ndalni dot uraganin e PD dhe të Berishës

Anëtarja e Grupit të Rithemelimit, Edit’h Harxhi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo ka publikuar foton e Kuvendit që mblodhi PD dhe Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”, për t’i treguar Yuri Kim dhe SHBA, se kush është PD dhe opozita e vërtetë.

“Nuk ka gjykatë, ndërhyrje të huaj apo të brendshme, që e ndal dhe e ç’bën këtë uragan që quhet opozitë dhe Parti Demokratike”, shkruan Harxhi.

Reagimi i saj vjen pas ndërhyrjes flagrante të ambasadores Yuri Kim, e cila po i bën presion Gjykatës së Tiranës që të njohë Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së, ndërkohë që gjykata ka vendosur të njohë më parë Grupin e Rithemelimit si drejtuese të PD-së.

Yuri Kim iu përgjigj ashpër edhe vetë Sali Berisha, që deklaroi se do të ankohej në Uashington për sjelljen e ambasadores amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *