30 Nëntor, 2022

“Halli” që e vuri Ramën ndërmjet Sorosit dhe Erdoganit

 “Halli” që e vuri Ramën ndërmjet Sorosit dhe Erdoganit

Nëse për një pjesë të madhe të publikut në Shqipëri, Kryeministri Rama është një vasal i bindur i presidentit Erdogan dhe multimiliarderit Xhorxh Soros, nganjëherë edhe atij i bie fati i keq që të gjendet mes dy zjarresh. Kështu ka ndodhur këtë fillim dhjetori, kur Shqipërisë i është dashur të mbajë krah në një përplasje mes Turqisë dhe vendeve të Europës perendimore, në Strasburg, në Këshillin e Europës.

Ajo që ishte në loje qe votimi i një rezolute për dënimin e burgosjes së opozitarit ndaj regjimit të Erdoganit, Osman Kavala. Kavala, 64 vjeç, një nga mbështetësit e krijimit të Fondacionit Soros në Turqi, akuzohet për financimin e protestave të parkut Gezi në vitin 2013 dhe se ka ndihmuar në orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti tre vjet më vonë.

Por Gjykata Europiane për të Drejtat e njeriut e ka konsideruar të pa drejtë mbajtjen e tij në burg dhe shumë shtete si SHBA, Britania dhe vendet të BE i kanë kërkuar Turqisë lirimin e tij. Kjo çështje shkaktoi një krizë të vërtetë diplomatike në tetor të këtij viti. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi dëbimin “sa më të shpejtë” të dhjetë ambasadorëve, përfshirë ata të Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Të gjithë kishin kërkuar lirimin e kundërshtarit Osman Kavala.

“Nga mëngjesi në mbrëmje ata (diplomatët) përsërisin: Kavala, Kavala… Por ai për të cilin po flisni, Kavala, është agjenti i Soros në Turqi,” tha Rexhep Tajip Erdogan, i cili e quan kundërshtarin e tij si “Sorosi i kuq”, që mbështet kurdët dhe dëndon genocidin kundër armenëve.

Pikërisht çështja e opozitarit turk të burgosur u shqyrtua në 3 dhjetor në Këshillin e Europës, ku Shqipëria është anëtare. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës hartoi një rezolutë ku e kërcënonte me sanksione Turqinë nëse vazhdonte të moszbatonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në lidhje me burgosjen e biznesmenit dhe liderit të shoqërisë civile, Osman Kavala.

Shumica e vendeve të KiE votoi pro këtij teksti. Kundër tij votuan vetëm Turqia, Azerbaxhani dhe Hungaria, qëndrimi i liderit të së cilës, Orban, kundër Xhorxh Sorosit dhe atyre që e mbështesin është i njohur.

Interesante ishte vota e Shqipërisë. Ashtu sikurse shihet në tabelën më poshtë, vota jonë u rendit me vendet që abstenuan si Rusia, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, dhe Ukraina. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Europës, Albana Dautllari, është porositur direkt nga eprorët e saj në Tiranë për këtë qëndrim.

Dhe nuk është e vështirë të kuptohet se për administratën e Edi Ramës abstenimi ka qenë zgjidhja më e lehtë për të marrë anë mes Erdoganit dhe Sorosit.

Por gjithësesi duket se edhe në këtë rast, ashtu si për votimin pro Palestinës dhe kundër Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, prioritet ka pasur “vëllai Taip”. Shqipëria është ndarë nga shumica e 35 shteteve ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia etj që votuan kundër burgosjeve politike të regjimit të Erdoganit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *