21 Shtator, 2023

Habit Muç Nano, lavdëron “armikun” e betuar: Berisha është i zoti dhe inteligjent, jo i dobët si Basha

 Habit Muç Nano, lavdëron “armikun” e betuar: Berisha është i zoti dhe inteligjent, jo i dobët si Basha

Analisti Mustafa Nano, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për luftën në PD mes Bashës dhe Berishës dhe me cilin prej tyre PD është më e fortë elektoralisht.

Nano tha se Berisha ëhtë më i zoti, por PD ka më shumë shanse të fitojë zgjedhjet, duke patur në krye Lulzim Bashën.

Ylli Rakipi: PD është më e forë me Bashën apo me Berishën?

Muç Nano: Nëse PD-në e përfytyrojmë të pandarë, unë PD-në do ta shihja më kompetitive me Lulin sesa me Saliun. Saliu është më i zoti, më inteligjent, më karizmatik, por në zgjedhjet e fundit Basha bëri fushatë të qetë dhe moderne, po të shihje sondazhet ka patur rritje lineare, mund të fitonte nëse fushata vazhdonte edhe dy javë.

Ndërsa Berisha nuk fiton kurre, është në gjendje të kalçifikojë elektoratin e vet, por nuk besoj se në këto momente dhe rrethana mund të marrë shumicën e shqiptarëve me vete. Është shtuar dhe kjo non-grata.

Më pëlqen fakti që këtu nuk përmendet non-grata, sepse nuk influencohemi. Nëse duam ta projektojmë Berishën si lider të opozitës, shpallja non-grata është e rëndësishme, e ka shpallur SHBA, jo ambasadorja. Kjo e komplikon edhe më shumë lidershipin e Berishës.

Sidoqoftë Basha është lider i dobët. Edhe nëse do të fitonte zgjedhjet, do të ndodhte sepse në krahun tjetër ishte trashur shumë zullumi. Basha para disa ditësh tha kam patur fasho tek sytë. Lideri i një partie të rëndësishme nuk mund t’i falet kjo për tetë vjet.

Nëse ka një arsye përse duhet të dorëhiqet është kjo. Ai nuk është fëmijë, atij ju besua gjysma e elektoratit. Ai mund të bëhej kryeministër, një kryeministër me fashë në sy nuk i shërben vendit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *