Gruaja që ka bërë “pakt me djallin”

Për ne të vdekshmit, plakja dhe rrudhat janë të pashmangshme. Për dizajneren e modës, Vera Wang nuk ndodh dhe me shumë gjasa, as nuk ka për të ndodhur ndonjëherë e njëjta gjë.
Vera festoi ditëlindjen e 73-të (po pra, mirë e lexove, 73 vjeç).
Interneti u “çmend” kur pa Vera-n, e me sa duket nuk di të plaket.
Reagimet ishin të ndryshme, nga “O Zot, ajo duket mahnitëse” deri te “Kjo grua ka bërë pakt me djallin”.
Sipas Vera-s, sekreti i saj është: punë, gjumë, një koktej vodka dhe pak diell.
Megjithatë, edhe pse shumë njerëz mund t’i bëjnë këto gjëra, vështirë se mund të duken kështu në moshën 73-vjeçare.