4 Dhjetor, 2022

Grida Duma tallet me Berishën: Po mban me gajret ndjekësit e vet. Nuk i shkon kjo që bën

 Grida Duma tallet me Berishën: Po mban me gajret ndjekësit e vet. Nuk i shkon kjo që bën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi se  se procesi i marrjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit të PD nga Berisha, nuk ka qenë i hapur dhe referendar sikundër foltoret, dhe fakti që nuk janë nxjerrë as 1000 firmat e para nënkupton që ato nuk ekzistojnë.

Ajo theksoi se nuk është filmuar asnjë proces i firmosjes së formularëve.

Janë bërë foltoret të gjitha të hapura. Mbledhja e firmave duhet të ishte po aq referendar. Nuk u pa ky proces në asnjë moment. Po ta kishte këtë rehati do ta bënte të hapur në formë referendumi.

Ata njerëz që kanë marrë pjesë aty, do mjaftonin për të bërë kuorumin. Procesi i firmosjes duhet të ishte edhe i filmuar sipas meje. Nuk ka konfidencialitet.

Fakti që sot nuk ke mundësinë të nxjerrësh një listë me 1000 të parët, më bën të qartë që nuk janë ato firma. Që ka Sali Berisha ndjekës, padyshim që ka, dhe do të ketë deri ditën e fundit që do dalë nga politika, por po flasim nëse ka kuorumin e nevojshëm”-deklaroi Duma.

Nënkryetarja e PD theksoi se Berisha po e bën të gjithë këtë nismë për të mbajtur me gajret ndjekësit, duke shtuar se ai e di mirë që ato që deklaron janë të pamundura.

Unë mendoj që vetë z. Berisha e di fare mire që në kushtet që vetë SHBA-të nuk e konsiderojnë të mundshme që në kryesimin e cilës do parti të ekzistojë një individ i konsideruar “non grata”, këtë gjë Berisha e bën për të mbajtur me gajret ndjekësit.

Është e pamundur, është e paarsyeshme, dhe do shpresoja të mos ta kisha dëgjuar këtë, sepse z. Berisha gjatë kësaj kohe ka thënë se po e bën këtë betejë për demokratizimin e vlerave të PD, dhe sigurisht që nuk është kështu sepse e ka nisur për shkak të vendimit që u mor ndaj tij, dhe nuk mund të jetë një rezultat që përfundon me interes publik.

Për këtë figurë dhe eksperiencë që ka z. Berisha, e din fare mirë, unë jam e bindur që kjo nuk është e mundur. Unë do preferoja të mos ta dëgjoja. E bën këtë për të mbajtur njerëzit lidhur”, tha Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *