29 Nëntor, 2023

Grida Duma: Shqiptarët janë civilizuar, Rama doli nudo dhe e votuan kryeministër

 Grida Duma: Shqiptarët janë civilizuar, Rama doli nudo dhe e votuan kryeministër

Deputetja e Partisë Demokratike, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së saj në Parlament, ku po diskutohet për projektbuxhetin 2022.

“Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur.

Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është.

Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen.

Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër.

Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë, megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht.

Pjesë e kësaj mungese civilizimi jeni ju. Kur ai vjen dhe flet për shifra…Do që të gjithë ta pranojmë teatrin njësoj. I kam parë gjestikulacionet e përçmimit kur flisni ju. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është lideri global”, tha Grida Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *