Grida Duma: Lulzim Basha nuk i duhet më as dreqit, demokratët duan Berishën. Aq e kishte çapin ai

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” u pyet lidhur me një rikthimi të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Duma tha se e mendon si të pamundur dhe të pavlerë, pasi sipas saj ish-kreu i selisë blu dëshmoi se me mbështetjen e të gjithëve nuk ia doli mbanë.
“Ka apo s’ka shance është një gjë as e parathënë dhe as nuk dua të jem kaq në mungesë etike që të parashikoj fatin e një politikani.
Që nuk na duhet më Lulzim Basha dhe që është provë që nuk vlen më, ky është mendimi im.
Pati mbështetjen e të gjithëve, mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe logon e PD-së, por nuk ja doli.
Të gjithë kanë dhënë maksimumin, por ai nuk ia doli.
Ne i kemi dhënë maksimumin me të gjithë motorët ndezur dhe nuk u arrit gjë.
Vjen një pikë kur kaq është tavani i kësaj gjëje dhe pikë”, u shpreh Duma.