Grida Duma i përgjigjet Berishës: SHBA nuk gabon me ata që i shpall non grata, mos na trego përralla me Soros

“DASH nuk merr vendime gabim”, kështu u shpreh Grida Duma teksa fliste për vendimin e DASH për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Berisha.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deputetja e PD-së u shpreh se çështja ‘Non-Grata’ është një çështje ë Sali Berishës.
Ajo shtoi se nuk beson as në teoritë që ky vendim ka ardhur si pasojë e ndikimit të Soros, siç pretendon Berisha.
Grida Duma: Fakti që SHBA-të ka nxjerrë një vendim për shpalljen Non Grata ndaj Sali Berishës, është një çështje e Sali Berishës dhe duhet thënë kështu. As s’mund të thuhet që është e SHBA-ve, se unë s’besoj se DASH dhe SHBA dhe kasta politike e atyre që janë kontinenti guidues i demokracisë e kanë personale me Sali Berishën.
Alban Dudushi: E meriton Sali Berisha të jetë ‘non grata’?
Grida Duma: Unë nuk mund të them sot që nuk e meriton dhe CIA apo DASH ka marrë vendime gabim
Alban Dudushi: Sorosi, thotë Sali Berisha…
Grida Duma: As këtë s’mund ta imagjinoj dot fare që Sorosi … nuk jam e këtij besimi. Nuk jam as nuk kam për të qenë.
Duma nuk ka lënë pa përmendur as djegien e mandateve nga ana e opozitës. Ajo konfirmoi se ka qenë kundër djegies së mandateve, ndryshe nga ish-kryeministri Berisha.
“Nëse përpara djegies së mandat ne ishim në Parlament dhe i pari që shfaqej përpara Parlamentit për të dhënë një konferencë për gazetarët ishte Sali Berisha i cili thoshte ‘unë do ta djeg mandatin tim’.
Dhe pasi është shfaqur si i sakrifikuari hero, pjesa tjetër, kryetari i partisë po e po njëherë, nuk diskutohet që dëmtohet nga kjo, pjesa tjetër nuk mbetej gjë tjetër përveçse të dukej më e vogël, më e dobët, së pari përballë anëtarësisë demokratike, të cilët të mërzitur nga gjithë ngjarja thonin ‘ky që sakrifikohet është më i rëndësishmi’, pavarësisht se ky ishte një akt epik, jo politik.
A është rasti sot për të thënë që unë kam qenë një ndër indidvidët që skam qenë pro, ‘po, unë kam qenë një nga individët që s’kam qenë pro’.”