28 Janar, 2023

Grida Duma hap akademi, t’ju mësojë politikën të rinjve: Do keni sukses, merrni shembullin tim

 Grida Duma hap akademi, t’ju mësojë politikën të rinjve: Do keni sukses, merrni shembullin tim

Grida Duma, pas sukseseve të shumta në politikë, tani i ka hyrë një tjetër rruge.

Ajo thotë se ka hapur një akademi për t’iu mësuar politikën të rinjve.

Natyrisht, ata që do shkojnë aty, duhet të paguajnë.

Por është e sigurtë që do të kenë sukses, pasi vetë emri i Grida Dumës ta garanton këtë gjë.

Përflitet se pedagog për mediat dhe rrjetet sociale do të jetë Ervin Salianji, i cili ka eksperiencë si në montimin e video-ve, ashtu edhe në shkrimin e SMS-ve, të cilat ndonjëherë për fat të keq i kanë dalë edhe në media.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *