5 Dhjetor, 2022

Grida Duma: E vërteta e lidhjes sime me Artan Santon dhe Ervin Salianjin

 Grida Duma: E vërteta e lidhjes sime me Artan Santon dhe Ervin Salianjin

Grida Duma, përveç politikës, është përfolur shumë edhe për jetën e saj personale.

Mbi të gjitha, ajo është përfolur për dy histori, atë me bankierin e ndjerë Artan Santo dhe kolegun e saj Ervin Salianj, ndërkohë që ajo ishte e martuar.

Santon thuhet madje, se në momentin që po e ndiqnin për ta vrarë, ka qenë duke folur në telefon pikërisht me Grida Dumën.

Ndërsa mesazhet me Salianjin u bënë publike në media dhe kjo solli edhe divorcing nga bashkëshorti, i Grida Dumës.

Kjo e fundit nuk ka folur kurrë për këto histori, por në një rrëfim të fundit për revistën “Jeta”, ajo i është përgjigjur edhe pyetjes për historitë që përfliten në media për të.

“Për vite të tëra, që kur kam hyrë në politikë, unë jam sulmuar ashpër.

Kjo, sepse jam femër.

Kanë arritur deri aty, sa kanë sajuar lidhje intime apo shkëmbime SMS-jë mes meje dhe personave të tjerë.

Kanë manipuluar fotot e mia.

Unë mund të them vetëm se kam qenë besnike e lidhjes sime.

Ndërsa tani jam një femër e divorcuar dhe nuk mund  t’i jap njeri llogari për jetën time intime.

E di që sulmet ndaj meje do vazhdojnë, por tashmë jam mësuar dhe nuk më bën më përshtypje.

Unë e kam ndërgjegjien e pastër, le të thonë çfarë të duan”, ka thënë ajo, e pyetur për dy lidhjet që i përmendin shpesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *