29 Nëntor, 2023

Grida Duma: Berishën e ndjekin fshatarët. S’do të punoja dot me Ramën, ai pëlqen anonimet, jo femrat si unë

 Grida Duma: Berishën e ndjekin fshatarët. S’do të punoja dot me Ramën, ai pëlqen anonimet, jo femrat si unë

Deputetja Duma shprehet se “Foltorja” e Berishës është vetëm një show i madh me një regji shumë të vjetër. Sipas saj, Berishën e ndjekin njerëzit ruralë, pra fshatarët, ndërsa ajo mezi po pret që PD të urbanizohet.

“Foltorja pa asnjë diskutim që është një show i madh dhe ka një regji shumë të vjetër, për sa kohë që nuk shikon aty asgjë që del nga kuadri i lavdërimit. Besoj se koha e kësaj politike ka ikur.

Unë me zor po pres të jem në një sallë me njerëz të rinj që kanë atë lirshmërinë absolute, që sot është gjuha urbane moderne e Shqipërisë, që nuk ka komplekse. Nëse sheh gjuhën e Foltores, as para 30 viteve nuk ishte kështu, më shqetëson fakti që vijon kulti i individit”, u shpreh deputetja e PD Grida Duma.

Ajo foli dhe për gratë e kabinetit qeveritar, teksa theksoi se protagonizmi i tyre publik është “zero”. Sipas Dumës, identikiti i saj nuk i përshtatet kabinetit të qeverisë Rama.

“Rama i zhduk individualitetet. Qeveria e tij është në kulminacion anonim. Kur shikoj trupën e ministreve që ka, vijoj të pyes në krye të cilës ministri është kush.

Protagonizmi i tyre publik është thuajse zero. Nuk kanë tezë të tyren, nuk kanë shtjellim, kanë vetëm raportime. Dhe mua më duken si zëdhënëse ato të gjitha. Rama i zhduk individualitetet.

Unë nuk besoj që jam identikit i tij, nuk kujtoj në kabinetin Rama një identikit të tillë si timin. Unë respektoj disa zonja të Partisë Socialiste. I kam komplimentuar për imazhin, për personalitetet që përfaqësojnë. Por nuk e shoh veten fare në një identikit të tillë, nëse bëhet fjalë për profile”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *