9 Qershor, 2023

Greqia zgjeron territorin e varrezës së ushtarëve në Manastirin e Këlcyrës, ceremonia larg syrit të mediave

 Greqia zgjeron territorin e varrezës së ushtarëve në Manastirin e Këlcyrës, ceremonia larg syrit të mediave

Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës. Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në periudhën 1940-1941 të cilët janë rivarrosur në këtë varrezë, ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë. Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias.

Të pranishëm kanë qenë përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës. Ka rënë në sy edhe pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës, Dimitris Saharidis, sekretarja e çështjeve politike në Ambasadën greke në Tiranë, Valis Pendervanis, prefekti i Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas që është nga komiteti i ekspertëve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të ushtrisë greke.

Burimet thanë se rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve greke do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj pasi nuk ka mundësi për rivarrime të tjera, qofshin këto dhe murale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *