Greqia nis gërmimet në Përmet, dyshohet për varr masiv me mbi 100 ushtarë grekë

Grekët po hapin një parcelë për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke 1940-1941.
Komisioni i përbashkët greko- shqiptar ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele të pozicionuar përbri stadiumit të qytetetit të Përmetit.
Parcela që po hapet sot parashikohet të shtrihet me një gjatësi 80×40 metra.
Në vendnjkarje ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës, i cili nuk pranoi të jepte informacion pasi nuk ishte i autorizuar.
Mendohet se në këtë parcelë ka varr masiv të ushtarëve grekë, të cilët sipas komisionit të përbashkët vlerësohet të jenë varrosur mbi 100 trupa, madje edhe më shumë.