Grenell paguhet nga Serbia? Daniel Serwer: Më sillni prova dhe do i dërgoj në DASH

Daniel Serwer, analisti amerikan dhe njohësi i mirë i çështjeve ballkanike ka komentuar në lidhje me pretendimin e ngritur në Serbi se Richard Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Beogradi për të lobuar pro tij në Uashington.
“Më dërgoni provat se kjo është e vërtetë dhe unë do t’i dorëzoj ato personalisht te Departamenti i Drejtësisë”, shkruan Serwer.
I pari që tha se Richard Grenell paguhet nga Serbia për të lobuar pro saj në përplasjen me Kosovën dhe Albin Kurtin ishte analisti serb, Dushan Janjiç.
“Si ta shpjegojmë këmbënguljen e propagandën proserbe dhe antikosovare të Richard Grenell? Serbia e paguan Grenell, që nuk është i regjistruar si lobit, 100 mijë dollarë në muaj, 1.2 milionë në vit!”, tha Janjiç.
Në një reagim, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë. “Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, deklaro ai.
Ish i dërguari i Posaçëm i Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës u ndal të martën në Tiranë, ku zhvilloi takim edhe me presidentin Ilir Meta.