29 Nëntor, 2023

Goca e Niko Peleshit flet për lidhjen me Romeo Veshajn: E dua shumë, ngjan me babin

 Goca e Niko Peleshit flet për lidhjen me Romeo Veshajn: E dua shumë, ngjan me babin

Ditët e fundit që të gjithë po flasin për puthjet dhe përqafimet romantike mes Donaldit dhe Betarikës, a jeni kuriozë të dini se çfarë po ndodh në jetën sentimentale të vëllait të tij, Romeo?

Prej muajsh ai është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të Brendshëm, Niko Peleshi.

Duke folur për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi, tregoi për ndjenjat e saj ndaj Romeos dhe ngjashmërinë që ka ai me të atin e saj.

“E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur një person.

Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falënderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time. Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë”, tregoi ajo.

Me këto fjalë për të dashurinë e saj, Aleksia i dha edhe fund dyshimeve se dyshja është ndarë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *