31 Janar, 2023

Gjyshja: Shyqyr që erdhi kjo kohë për vajzat shqiptare, se ne martoheshim që 13 vjeç

 Gjyshja: Shyqyr që erdhi kjo kohë për vajzat shqiptare, se ne martoheshim që 13 vjeç

Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka qenë mjaft e veçantë, pasi në studio ishte e ftuar gjyshja e njërës nga konkurrentet.

Mikela kishte marrë gjyshen me vete, e cila tha se nuk kishte asnjë vërejtje për mbesën e saj.

“Nuk bërtet. Mikela bërtet atje ku e shikon se nuk ecën mirë puna. Tani puna i ka këto.

Dua vetëm një porosi, po të jetë mundësia që ta mbani pak inatin, të mos i fyeni gocat se i kemi pikë të dobët.

Shyqyr që ka ardhur kjo kohë se jam martuar 13 vjeçe me një burrë 30 vjeç.

Kur hyri burri, u përplasa nga njëri cep në tjetrin, u tremba.

Nuk ia ktheja dot babait se atij nuk i kthehej fjala në atë kohë”, tha gjyshja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *