Gjendet i vdekur në shinat e trenit bosi mafioz italian, krahu i djathtë i Toto Riina-s

Trupi i pajetë i një personazhi të njohur të mafies italiane, është gjetur në shinat e trenit pranë një stacioni hekurudhor në Xhenoa.
Salvatore Di Gangi, i konsideruar si një nga njerëzit besnikë të kriminelit famëkeq Totò Riina, është gjetur i vdekur në rrethana misterioze. Mediat italiane raportojnë Di Gangi se ka qenë i dënuar me 17 vite burg, por vetëm pak ditë më parë ishte liruar.
80-vjeçari u gjet i vdekur midis dy binarëve të hekurudhës midis stacioneve të Genova Piazza Principe dhe Genova Brignole. Prokuroria e Xhenoas ka hapur hetimet për të hedhur dritë mbi vdekjen e tij.
Dyshohet se ai ka qenë i detyruar të zbriste nga treni në stacionin Genoa Piazza Principe, sepse nuk ishte i pajisur me lejen e vaksinimit, “Green Pass”.
Pastaj ai ka ecur nëpër shina derisa, mbase i goditur edhe nga një problem i mundshëm shëndetësor, u përplas dhe u vra nga një tren mallrash.
Krahut të djathtë të Toto Riinas në xhep i është gjetur një biletë për një qytet të vogël në jug të vendit. Ai ishte arrestuar dhe dënuar me herët me 17 vite burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe krime të tjera.
Emri i Di Gangit, bosi mafioz historik tetëdhjetë vjeçar, u rishfaq në tetor në hetimin e resortit ‘Torre Macauda’, një hotel luksoz në Sciacca, protagonist i disa hetimeve mafioze dhe që besohet se është në pronësi të kumbarit korleonez, Toto Riina.
Sipas prokurorëve të DDA-së së Palermos, Di Gangi do të ishte një nga pronarët e vërtetë të strukturës dhe për këtë së fundmi prokurori kishte kryer një kontroll në qelinë e tij.