1 Tetor, 2023

Gazment Bardhi publikon foton e Berishës me Enver Hoxhën: Çfarë shëmtie, çfarë turpi!

 Gazment Bardhi publikon foton e Berishës me Enver Hoxhën: Çfarë shëmtie, çfarë turpi!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar këtë të martë fotot të ish-kryeministrit Sali Berisha me Enver Hoxhën, pasi Berisha i nxorri në protestë mbështetësit e tij Lulzim Bashës, në një takim që ai zhvilloi me gratë e PD në Tiranë.

Kjo, për të treguar se ai vepron si enveristët, pasi e ka në gjak komunizmin.

“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik.

Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi krahas fotos.

Foto e Berishës me Enver Hoxhën u publikua nga gazetari Mero Baze dhe tashmë është duke u përdorur edhe nga Partia Demokratike, për të luftuar Berishën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *