30 Nëntor, 2022

Gazment Bardhi: Përjashtimi i Berishës nga PD ishte vendim i drejtë, nuk pati asnjë shkelje të statutit

 Gazment Bardhi: Përjashtimi i Berishës nga PD ishte vendim i drejtë, nuk pati asnjë shkelje të statutit

Gazment Bardhi, si numri dy i Partisë Demokratike, komentoi vendimin e kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin dhe themeluesin e kësaj force Sali Berisha.

Për sekretarin e PD, vendimi për të përjashtuar Berishën ishte i drejtë dhe i shërbente interesit të partisë. Ai shtoi se ndaj Berishës nuk është marrë asnjë masë disiplinore dhe se rrjedhimisht nuk ka pasur asnjë shkelje të statutit nga ana e Bashës.

“Është një situatë e padëshiruar. Një situatë që nuk i ndihmon demokratët. Kam vlerësuar si sekretar që të mos përfshihem me debate me askënd pasi interesi im është që PD të jetë aset i demokratëve. Këtë nuk bëhet fjalë për karrige. Do të doja të mos kishte ndodhur.

Do të doja që Berisha mos shpallej “non grata” nga SHBA. Zoti Basha ka shpjeguar, por unë mund të konfirmoj që vendimi për pezullimin e Berishës ka qenë i drejtë dhe që i shërbente interesit të PD dhe që sigurisht konkretizonte një pohim të Berishës që çështjen që ai kishte me SHBA ishte personale dhe se grupi dhe PD nuk duhej të përfshihej.

Më pas pati një ndryshim të qëndrimit të Berishës. Nuk ka asnjë parashikim që kryetari duhet ta konsultonte. Kjo ndaj Berishës nuk është një masë disiplinore. Masa disiplinore ndaj një anëtari të Partisë Demokratike merret kur shkelet statuti. Berisha nuk ka shkelur statutin.

Ai është ende anëtar i Këshillit Kombëtar. Pra nuk ka asnjë masë. Anëtarësia në grupin parlamentar nuk rregullohet nga statuti, por nga rregullorja e brendshme e grupit parlamentar, ku kryetari në seancën e parë bën konfirmimin e anëtarëve të grupit të PD”, deklaroi Gazment Bardhi në Intervistën me Merita Haklajn.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *