1 Prill, 2023

Gazetarja nga Tepelena: Nuk ndiej asnjë keqardhje për Saimir Tahirin. E paç këmbën e mbarë për gjithë shokët e tu!

 Gazetarja nga Tepelena: Nuk ndiej asnjë keqardhje për Saimir Tahirin. E paç këmbën e mbarë për gjithë shokët e tu!

Gazetarja Ambrozia Meta thotë se nuk ka asnjë keqardhje për dënimin e Saimir Tahirit me burg. Përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook, Meta tregon një ndodhi me një kolegun e saj mbi imazhin që kishte ndërtuar Saimir Tahiri si njeri i gjendshëm dhe me reputacion gjithashtu brenda partisë. Në fund ajo uron që ish Ministri i Brendshë të ketë këmbën e mbarë edhe për shokët e tij.

Më poshtë shkrimi i plotë i saj:

“Disa vite më parë, një koleg, mundohej të më mbushte mendjen,sa njeri i mirë ishte Samir Tahiri. Më tregonte që në kohën kur ishte ministër, kujdesej për policët. Njërit i kishte blerë banesë dhe dikujt i kishte paguar operacionin e të atit. Edhe njerëzit e partisë e donin. E kanë dashur ndoshta edhe ato familje, që paguanin borxhet, duke korrur fushat e kanabisit.

Për herë të fundit, e pashë shtatorin e kaluar. Një mikja ime, donte të shikonte Tulipanët te Ferma 100, aty ku kishte bërë videoklipin Dafina Zeqiri. Tulipanët i kishin prerë, por ne pamë Samirin Tahirin, që po bënte shëtitje në vreshtat e fermës së tij. Kishin kaluar 3 vjet, nga koha kur kishte lënë mandatin.

Në mesin e një procesi gjyqësor, i kalonte ditët duke mbjellë qepë, pasi i kishte çuar sërish votat e Kombinatit te Edi Rama. Unë jam mes atyre, që sot nuk ndjejnë keqardhje për Saimir Tahirin. Kam parë tek ai, shikimin e gjithë ministrave socialistë që mendojnë se janë të plotfuqishëm. E paç këmbën e mbarë për gjithë shokët e tu!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *