27 Nëntor, 2022

Gazetarja ish-lesbike rrëzon kauzën e LGTBI, sulmohet nga komuniteti gay në Tiranë

 Gazetarja ish-lesbike rrëzon kauzën e LGTBI, sulmohet nga komuniteti gay në Tiranë

Nausica della Valle nuk është më lezbike, tashmë prej më shumë se dy vitesh. E njohur për preferencat e saj seksuale, gazetarja italiane ishte këtë të premte e ftuar në “Zonë e Lirë” për të folur për ndryshimin e saj. Ajo tregoi se kur shtronte pyetjen se përse kishte tërheqje nga i njëjti seks të gjithë i thonin se kështu kishte lindur.

“I bëja pyetje vetes dhe pyetja përse kisha tërheqje nga i njëjti seks. Nuk kisha një raport të mirë me prindërit e mi, kështu që nuk kishte dialog dhe këto pyetje unë i bëja jashtë, tjetërkund. Të gjithë më thonin se kisha lindur kështu, sepse dashuri nuk ka gjini dhe Zoti më kishte krijuar kështu”, tregoi della Valle.

Gazetarja e njohur thotë se ndryshimi i preferencave seksuale erdhi kur gjeti dashurinë e vërtetë.

“Nuk jam fshehur kurrë. Duke qenë se punoja në televizion Mediaset dhe Rai si gazetare, unë e kisha deklaruar se isha homosekusale dhe më duhet të them se nuk kam pasur kurrë kundërshti, apo probleme homofobie, përkundrazi ishte gjithçka shumë e hapur.

Kur ndryshova sepse gjeta dashurinë e vërtetë, ajo më që ndodhi duke njohur realisht Jezusin, dashuria, paqja, qetësia që ndjeva në zemër, asnjë qenie njerëzore nuk ma kishte dhënë më parë. Unë u rrita me një mungesë dashurie.

Prindërit e mi nuk më kishin përqafuan kurrë. Ndjeva një përqafim, një dashuri të madhe. Një gjë që më ka pëlqyer shumë e që më preku, është që kur isha jashtë, në ambientet e gay-ve më flisnin keq për kishat. Më thonin që nuk i pranonin homoseksualët. Mrekullia që pashë ishe që kur hyra në kishë më përqafuam, më mirëpritën. U ndjeva në familje”.

Në emision pati debate me disa aktivistë, ndër të cilët edhe Zhaklin Lakatari. Lakatari tha se disa prej deklaratave që Nausica bëri në emision nuk janë të vërteta.

Ndërkohë edhe aktivisti Altin Hazizaj, e quajti jo të përshtatshëm rrëfimin e saj, i cili nuk mund të jetë përgjithësues.

Pjesë nga debati: 

Zhaklin Lekatari: Kjo tha lesbiket ndihen sikur janë burra. Kjo nuk është e vërtetë. Po më thonë lesbiket, që më shkruajnë, që ndihen gra dhe pëlqejnë gratë. Xheni Karaj më ka porositur të them, që këtu në Shqipëri ne kemi një shprehje, kur e provon një herë p… të pëlqen përherë!

Nausica: Unë isha shumë e bindur që kisha lindur homoseksuale dhe kam qenë për 44 vjet, por kam 7 vjet dhe nuk jam më. Jam shumë e lumtur. Jo sepse duhet të shkoj me një burrë ose grua, por se kam paqe.

Ashtu siç ndjen në zemër, ndjen me zemër dhe flet me gojë. Flisni vetëm për urrejtje, doni të drejta, doni t’u mbyllni gojën njerëzve. Unë duhet të jem e lirë të them se nuk jam më lesbike. Kam marrë kërcënime me vdekje.

Zhaklin Lekatari: Terapia e konvertimi, në vendet më të emancipuara ka treguar se dëmton. Edhe në Shqipëri, që prej vitit të kaluar është e ndaluar kjo praktikë.

Altin Hazizaj: Të vijë zonja nga Italia të na bëjë leksione, e patolerueshme!  Çdo person gay dhe lesbike ka historinë e vet, edhe të vuajtjes. Edhe ajo ka historinë e vet dhe ajo nuk mund të përgjithësohet për të gjithë lesbiket. Mënyra se si ajo e thotë, është nje predikim, paraqitje e gabuar.

E vetmja gjë që zonja duhet të kuptojë është që vjen në një vend ku represioni komunist i ka varur njerëzit, i ka vrarë njerëzit. Në demokraci, jemi të gjithë të barabartë, të gjithë kemi historitë tona. Ajo vjen me historinë e vetë dhe e paraqit sikur ky është shpëtimi i botës. Këtë tha ajo. E tha sikur të ishte historia e gjithë lesbikeve të Italisë dhe kjo qenka shembulli më i lumtur i botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *