Gazetari: Ylli Rakipit i kanë hequr testikujt dhe fshikëzën e urinës, fajin e ka Rusia

Nga Kastriot Myftaraj
Të gjithëve iu kujtohet Aleksandër Litvinenko që u bë viktimë e terrorizmit rus, duke gjetur vdekjen pas një atentati të sofistikuar duke u infektuar me lëndë radioaktive.
Sot kur po flitet shumë për rrezikun e agresionit rus në Ukrainë, që sipas shërbimeve inteligjente të NATO-s mund të shfaqet në forma të ndryshme, kolegu Ylli Rakipi u bë viktimë e ngjashme me Litvinenkon, por për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo e keqe i ndodhi pa qenë objektiv i drejtpërdrejtë i shërbimeve të fshehta ruse.
Kolegu Ylli Rakipi këto ditë ka bërë një operacion të vështirë dhe të ndërlikuar kirurgjik, por në origjinë të këtij operacioni ka një ngjarje që bën fajtore Rusinë në mënyrë të ngjashme me historinë e Litvinenkos.
Kolegut Rakipi i kanë hequr testikujt dhe fshikëzën e urinës dhe për këtë shkak tani e tutje do të ketë fatin e dhimbshëm që të mbajë kudo me vete, në studion televizive, kazino etj., një qese për të derdhur urinën. Për këtë ka gjithë solidaritetin tonë dhe urimin që ta përballojë me sukses këtë sfidë të vështirë.
Besoj se do t’ ia dalë me sukses tani që ka arritur që të bëjë si aneks të emisionit të tij TPZ edhe emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. Dy Arianët e “Zonës së Lirë” mund t’ i shërbejnë edhe për të ndërruar qesen, me radhë.
Kazinot në Mal të Zi po përshtasin mjediset e tyre për gjendjen e re shëndetësore të z. Rakipi të cilin e kanë klient të vjetër, të preferuar.
Ç’ faj ka Rusia në këtë histori, do të thoni. Epo ka një faj sepse kur Ylli Rakipi ndërtoi pallatin me tokë të dhuruar nga shteti, në Tiranën e Re bleu hekur radioaktiv në Ukrainë për të kursyer para, hekur që ishte infektuar si pasojë e shpërthimit të reaktorit bërthamor të Çernobilit që në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Donte të kursente për t’ u rritur rrogat gazetarëve. Por me këtë fitoi kancerin në testikuj dhe fshikëzën e urinës dhe për këto u kurua gjatë duke bërë dhe kimioterapi. Në fund u desh ndërhyrja e fundit kirurgjikale që kam thënë më lart.
Meqënëse për shpërthimin e Çernobilit e ka patur fajin Rusia, kolegu Rakipi mund të quhet viktimë e agresionit madje e terrorizmit rus. Mësohet se Presidenti ukrainas Zelenski i cili me profesion është komedian do t’ i japë një dekoratë kolegut Rakipi për këtë arsye.
Gjithashtu, mësohet se në klinikën ku u operua z. Rakipi u trajtokan edhe eunukët e haremeve të Lindjes së Mesme, se siç dihet shumë sheikë arabë mbajnë eunukë. Mësohet se një eunuk plak i një sheiku arab I paska thënë z. Rakipi për ngushëllim:
“Mos u mërzit vëlla, mua m’ i kanë hequr testikujt që fëmijë ty t’ i hoqën në moshën 63 vjeç.”
Thuhet se është shqetësuar shumë edhe Fania i cili ka pasur të njëjtin hall me Yllin dhe të dy shikonin koqet e skanuara të njëri-tjetrit.”
Gjithsesi, kolegu Rakipi do të vazhdojë me vetëmohim që të realizojë emisionin televiziv Të paekspozuar, ku në kundërshtim me titullin do të ftohen njërëz shumë të ekspozuar, por tani tituli do të fitojë kuptim sepse nuk do të ekspozohet qesja e urines.