28 Janar, 2023

Gazetari: Vëllai rus i Edi Ramës, i vrarë vjet në Shqipëri, kishte kërkuar takim me Metën

 Gazetari: Vëllai rus i Edi Ramës, i vrarë vjet në Shqipëri, kishte kërkuar takim me Metën

Nga Kastriot Myftaraj

Edi Rama ka të drejtë kur thotë se Ilir Meta duhet të hetohet nga SPAK. Një nga çështjet për të cilat Meta duhet të pyetet është vrasja e vëllait rus të Edi Ramës, Sergey Burenkov vjet në Qerret të Kavajës, së bashku me tre familjarë të tij. SPAK në të vërtetë nuk po e heton fare këtë çështje, me të cilën është marrë prokuroria e thjeshtë, duke e cilësuar si vdekje aksidentale. Por në të vërtetë ka ndodhur një vrasje e katërfishtë.

Vëllai rus i Edi Ramës kishte kërkuar takim me Presidentin Meta, por ky nguronte që ta priste pasi dyshonte se mund t’ i ishte ngritur një kurth për të legjenduar një lidhje të tij me shërbimet e fshehta ruse. Pas vdekjes së katër rusëve në Qerret, Presidenti Meta e ka kuptuar me siguri se kjo histori nuk ishte një lojë.

Edi Rama qartësisht i është trembur shumë takimit të vëllait të tij rus me Presidentin Meta dhe ka gjetur mënyrën më të sigurt për ta bërë të pamundur atë.

Në 21 janar 2011 ishte Sali Berisha-kryeministër që vrau katër vetë në Tiranë, ndërsa dhjetë vjet më vonë ishte Edi Rama-kryeministër që vrau katër rusë në Qerret të Kavajës. 15 tetori 2021, dita e vrasjes së katër rusëve në Qerret të Kavajës është “21 janari” i Edi Ramës-kryeministër.

Vdekja e katër rusëve në Qerret 15 tetorin e kaluar është një krim shtetëror që kërkohet të mbulohet me një humor të zi si vdekje aksidentale.

Meqënëse unë kam thënë të vërtetën e këtij krimi Edi Rama më ka paditur në gjykatë. Në 6 qershor ditën e seancës së parë të gjyqit Edi Rama duhet të paraqitet personalisht në gjyq nëse nuk ka frikën makbethiane nga fantazma e viktimës së tij. Vrasjet pa derdhje gjaku nuk janë më pak të tmerrshme.

Ta harrojë Edi Rama që do të marrë vendim pafajësie penale në gjyqin civil që ka inicuar. Nëse do le të kalojë çështja në SPAK si penale dhe atje të dëshmoj unë dhe t’ i bëj atij pyetjet të cilave ai kërkon t’ iu shmanget.

Autoritetet ruse e dinë të vërtetën e vdekjes së katër qytetarëve rusë në Shqipëri por nuk e bëjnë të ditur sepse në traditën shtetërore ruse është përdorimi për shantazh i informatave kompromentuese për shtetarët e huaj. Sigurisht që Moska nuk do t’ i kërkojë Ramës që Shqipëria të mos iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë se e di që amerikanët do ta largonin nga pushteti, por i kërkon gjëra të tjera që do t’ i zbulojë koha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *