2 Shkurt, 2023

Gazetari sulmon Shqipërinë: Kur kosovarët luanin me top, këta të Shqipërisë shikonin peshqit me dylbi

 Gazetari sulmon Shqipërinë: Kur kosovarët luanin me top, këta të Shqipërisë shikonin peshqit me dylbi

Gazetari i Andin Lokaj është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes me deklaratën e tij. Kosova U21 mposhti bashkëmoshatarët e Shqipërisë me shifrat 2-1 në “Fadil Vokrri” dhe duket se kjo ka gëzuar tejmase Lokajn. Madje ky i fundit nuk i ka kursyer edhe ironitë ofenduese karshi kuqezinjve.

Me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” komentatori nga Kosova kërkon të tregojë epërsinë e dardanëve në futboll në krahasim me Shqipërinë, duke nxitur kështu përçarje.

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, shkruan komentatori.

Kjo nuk është hera e parë që Lokaj bën deklarata jo të hijshme për shqiptarët, teksa më parë do të shprehej: “Nuk e dua Shqipërinë more vëlla, jam i Kosovës. Kam shtetin tim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *