28 Nëntor, 2023

Gazetari shqiptar me 13 rroga në muaj, oktapod i donacioneve të huaja, me vilë në Rolling Hill

 Gazetari shqiptar me 13 rroga në muaj, oktapod i donacioneve të huaja, me vilë në Rolling Hill

Zgjohet në mëngjes duke folur për parime, etikë, transparencë dhe shembuj moral të gazetarisë, por vetë përfaqëson prej vitesh pusetën thithëse dhe avullimin e donacioneve të huaja për zhvillimin gjoja të mediave, me vlerë qindra mijëra euro çdo vit.

Ky është Lutfi Dervishi, gazetari me vilë në ‘Rolling Hill’, me të paktën 13 paga paralele në muaj nëpër organe publike, organizata, fondacione, media etj.

Javët e fundit ka nisur të shprehë zhgënjimin e thellë nga SPAK-u që kur i mbërtheu ortakun Thoma Gëllçi, me të cilin darovitnin paratë publike në RTSH. Por këtë po e konsiderojmë si punë vullnetare!

Lutfi ‘magjistari’ paguhet në të njëjtën kohë si;

-pedagog në Universitetin e Tiranës;

-kryeredaktor në RTSH;

-drejtues i emisionit ‘Përballë’ në RTSH;

-skenarist i emisionit që drejton vetë?

-anëtar bordi tek Fondacioni Soros;

-drejtor ekzekutiv i Transparency Tnternational Albania;

-trajner tek Instituti i Medias;

-redaktor tek gazeta Tirana Times?

-anëtar bordi i televizionit Syri;

-anëtar bordi i televizionit A2;

-pjesë e INA media;

-pjesë e emisionit ’31 minuta’ në RTSH;

-anëtar bordi në Komitetin Shqiptar të Helsinkit;

Dhe këto janë vetëm ato që dimë. Një njeri i zakonshëm nuk do ta kishte të lehtë as ta mbante mend këtë listë funksionesh dhe institucionesh, jo më të ushtronte gjithë këto ‘detyra’ njëkohësisht si Lutfi Dervishi, i cili e paraqet veten edhe si model që duhet të ndjekin gazetarët e rinj.

Natë fle në fshatin e oligarkëve, pasanikëve, ikonave të korrupsionit dhe trafiqeve, ndërsa ditën jep leksione gazetarie.

Lutfi Dervishi është në të njëjtën kohë nyja e tëheqjes, qarkullimit dhe kanalizimit në të njëjtët xhepa të donacioneve të huaja me vlerë qindra mijëra euro, përmes një rrethi organizatash të kontrolluara nga një dorë dhe projektesh formale që përsëriten.

Dervishi është dora e zezë që qëndron pas disa shoqatave dhe organizatave, bija, degë dhe nën degë, të ndërvarura dhe të kamufluara, me një qëllim: Thithjen e fondeve, qarkullimin dhe përvetësimin.

Produkti fundor është; pallavra të përsëritura, broshura qesharake dhe publikime mediokre.

Paratë e taksapaguesve evropianë dhe amerikanë, për zhvillimin e medias dhe përmirësimin e raportimit në Shqipëri, përfundojnë në xhepat e një çete klienteliste matrapazësh dhe skuthash, duke i investuar më pas në pasuri të paluajtshme.

Me gjithë këtë aktivitet dinamik, Dervishi ‘gjen kohën’ të kritikojë SPAK.

Në fakt SPAK-u mund të jetë ashtu siç e përshkruan Lufti Dervishi, përderisa SPAK nuk heton se në xhepat e kujt përfundojnë paratë e taksapaguesve evropianë dhe amerikanë; zhvillojnë dhe rrisin profesionalisht gazetarinë në Shqipëri si një element i rëndësishëm i demokracisë, apo përfundojnë në vila dhe në parajsa fiskale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *