31 Janar, 2023

Gazetari i njohur tallet me Andi Bushatin: Kur të kthehet nga pushimet do rrëzojë Ramën

 Gazetari i njohur tallet me Andi Bushatin: Kur të kthehet nga pushimet do rrëzojë Ramën

Gazetari Bledi Mane ka postuar një foto të Andi Bushatit me të dashurën e tij Balina Bodinaku.

Foto është bërë fotoshop dhe Bushati duket shumë vite më i ri.

Ndaj dhe Mane bën ironi me të.

“Operacione plastike, botoks dhe fotografi me filtra: Ja çifti idealist që kur të kthehet nga pushimet e shtrenjta do rëzojnë socialistët nga pushteti!

P.s: Kur shikoj Andi Bushatin 60 vjeç të riparuar me filtrat e fotove të grave për tu dukur si 50 vjeç më vjen ta fotografoj këtë timin me filtra e nga 20 të më duket 10 cm…”, shkruan me tallje Bledi Mane.

Kujtojmë që Bushati prej disa vitesh është kthyer në njeriun që kritikon vazhdimisht Edi Ramën dhe socialistët, madje me një gjuhë të egër.

Ndërsa së fundi është shfaqur krah Sali Berishës, duke përkrahur lëvizjen e këtij të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *