24 Mars, 2023

Gazetari i njohur: Grida Duma ka skelete të fshehura në dollap, për Joridën shpejt një dosje me akuza ndaj saj

 Gazetari i njohur: Grida Duma ka skelete të fshehura në dollap, për Joridën shpejt një dosje me akuza ndaj saj

Analisti Lorenca Vangjeli ka zbulur në emisionin ‘Log’, dy emrat të cilët nuk duhet të marrin drejtimin e PD-së në rast të klargimit të Lulzim Bashës.

Vangjeli tha se Grida Duma dhe Jorida Tabaku nuk duhet të vihen në krye të PD pasi janë të shantazhueshme.

Sipas tij, Duma është mjaft e shantazhueshme, pasi përveç peliçeve, ka edhe skelete, ndërsa Tabaku shumë shpejt do të njihet me mllëfin e armiqëve të saj, të cilat ajo nuk i ka ruajtur.

Shpejt do të dalin gjëra të çuditshme.

Ka armiq të fuqishëm të cilët Duma tentoi t’i vrasë duke përdorur mjete të gabuara të cilat në politikë nuk janë të ndershme.

Zonja Grida Duma është e shantazhueshme.

Përveç peliçeve të saj ka edhe ajo skeletet e saj të varur në dollap.

Ndërkohë që zonja Tabaku e ka ambiecin e deklaruar.

Kam përshtypjen se shumë shpejt ajo do të njihet me mllefin e armiqëve të saj të shumtë, tek të cilët ajo ka bërë atë që grekët e vjetër e këshillonin të mos kalonte kurrë, tejkalimin e të drejtës”, tha Vangjeli.

Në rastin e Grida Dumës, me sa duket ai i referohet vrasjes së Artan Santos, i cili në momentin e ekzekutimit ishte duke folur në telefon pikërisht me Dumën, me të cilën kishte një aferë jashtëmartesore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *