2 Shkurt, 2023

Gazetari i njohur: Edi Rama është një gjeni në politikë, në 7 korrik bën një lëvizje që do e lërë pa fjalë Berishën

 Gazetari i njohur: Edi Rama është një gjeni në politikë, në 7 korrik bën një lëvizje që do e lërë pa fjalë Berishën

Nga Nikoll Lesi

Kryeministri Edi Rama në pritje të heqjes së vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut e ku për rrjedhojë pengohet edhe Shqipëria në hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare, BE-Shqipëri, para pak ditësh sulmoi egër Brukselin për “impotencë diplomatike”.

Shumë syresh e përkrahën Edi Ramën në qëndrimin e tij korrekt dhe të ashpër ndaj BE, sepse ndërkohë që deklarojnë se kemi përmbushur të gjitha kushtet, kurse nga ana tjetër nuk kanë takat të bindin Bullgarinë që të heq veton.

Edi Rama reagoi me shpoti dhe një ton zëri që pati admirues në Tiranë, pasi endërra shqiptare për Europën pengohet nga burokratë në Bruksel.

Më pas Edi Rama bëri një lëvizje diplomatike në hakmarrje të plotë ndaj BE, e cila na mashtroi si Shqipëri. Doli me presidentin serb Vuçiç si për t’ju thënë se Ballkanin Perëndimor e komandojmë ne!

Dhe ashtu është!

Pas kësaj kryeministri Rama mori kryeministrin malazez, shqiptarin Abazoviç dhe iku në Ukrainë.

Edhe këtë lëvizje për të goditur burokratët dhe eunukët e Brukselit që sa dëgjojnë se ra një raketë ruse në Kiev, shtrihen përtokë nga frika në tunelet nëntokësore të Brukselit.

Në fakt kur reja e zezë kishte mbuluar hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, në Madrid (Spanjë) ishte kryeministri Rama që negocoi me tone të tjera për të bindur BE nga Selia e Samitit të topave të NATO-s.

Dhe ia arriti qëllimit të shqiptarëve, pra hapjen zyrtare të Konferencës së parë BE-Shqipëri e cila sipas mazhorancës do të jetë javën e ardhshme.

Datën, siç thuhet në media, e kanë lënë pikërisht me 7 korrik, ditën kur Berisha dhe opozita do të marshojnë drejt zyrës së kryeministrit Rama.

Pra me idenë për të hedhur një “liqen” me ujë mbi kokat e protestuesve, në vapën e madhe të këtyre ditëve.

Në farë mënyre, Edi Rama sulmoi në Bruksel dhe triumfoi në Madrid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *