3 Shkurt, 2023

Gazetari: Berisha nuk përfaqëson popullin, nuk bën dot lëvizje sovraniste

 Gazetari: Berisha nuk përfaqëson popullin, nuk bën dot lëvizje sovraniste

Ergys Mërtiri dhe Arjan Çani, kanë debatuar lidhur me zhvillimet në PD dhe lëvizjen e Berishës në bazë.

Çani e quajti këtë një lëvizje sovraniste, ndërsa Mërtiri mendon se një gjë e tillë nuk është e mundur, sepse ish kryeministri, nuk përfaqëson popullin.

Mërtiri: Cfarë nënkuptojmë ne më sovranizëm, për politikanë që kanë 30 vjet?

Arjan Çani: Mos Mërtir, mos ja thuaj njeriu këtë. Përse nuk ikën ti nga puna jotë? Si i kërkon njeriu të ikë nga zanati i tij? Me urdhër? Me gjykatë nëse vërtetohet faji.

Ergys Mërtiri: A i përfaqëson kjo klasë politike njerëzit e këtij vendi?

Arjan Çani: Jo jo Mërtir, diagnozë totalisht e gabuar.

Ergys Mërtiri: Politika nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Lëvizje sovraniste nga njerëz që e kanë tjetërsuar vullnetin e popullit nuk është lëvizje sovraniste.

Arjan Çani: Përderisa nuk i heq dot me vota, ti heqë prokuroria? Gabim e ke Mërtir.

Ergys Mërtiri: Mënyra sesi anëtarët e një partie marrin vendime…

***

Arjan Çani: Ne po kërkojmë c’do të bëjë Berisha. Ore, unë pyes, Berisha është deputet në parlament, ka nja 10 deputetë pro? Gjithë këta njerëz, seksione, degë, që dalin atje, nuk janë të PS, ata janë totalisht demokratë. Pyetja është kjo, e di kush e ka barrë për të vërtetuar, nëse kongresi është i vërtetë? Lul Basha, që ka databazën.

Ergys Mërtiri: Si do ti kontrollosh?

Arjan Çani: Ore se je dhe sociolog mos u merr me cic mice. Përderisa Lul Basha, nuk bën këtë verifikim, që është kaq banal…

Ergys Mërtiri: Po duhet ti çosh listat që dikush ti vërtetojë.

Arjan Çani: Basha thotë nuk njoh kongres fare. Pa e ditur nëse janë të vërtetë apo jo, ai e paragjykon. Çfarë halli ka Basha? Një kryetar partie nuk thotë dot para se të depozitohet kërkesa, që unë nuk e njoh. Përse nxitoi prej muajsh, që thotë nuk lejoj kongres anti-amerikan? Ku e ka hallin Lulzim Basha A jemi futur në republikën e prokurorëve të komanduar, që do të veprojnë për të ndërprerë politikën në Shqipëri? Nëse kjo ndodh, është ogur i zi për Lul Bashën që do e hajë vetë po nga një prokuror dhe për Edi Ramën. Nuk ka gjë më të keqe që demokracia po nëpërkëmbet, që disa prokurorë në momente kyce ndërhyjnë dhe ndërpresin karrierat politike. Aktorët në lojë do të mundet të veprojnë lirshëm? Po u futën prokurorët në lojë, mbaron këtu.

Ergys Mërtiri: Jam dakord që prokuroria dhe gjykata nuk mund të shtrirjnë pushtetin kështu. Por, në këtë vend a ka demokraci? Prandaj ndodh kjo këtu. Kemi banda dhe kriminelë dhe oligarkë që e kanë kapur demokracine. Përse mos ta kapin gjykatat dhe amerikanët? Kush e pengon që të jemi vend demokratik? Pikërisht këta.

Arjan Çani: Përderisa nuk jemi, është ligji i më të fortit. Cili do të jetë prokurori që do të arrestojë një njeri pa prova?

Ergys Mërtiri: Reforma në drejtësi do tu’a hajë kokat të gjithëve këtyre.

Arjan Çani: Po kjo nuk është gjë e mirë. Këta njerëz po dorëzojnë sovranitetin e tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *