Gazetari: Basha është djali i Enver Hoxhës, mos u merrni me foton e Berishës

Kastriot Myftaraj ka reaguar pas publikimit të fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën.
Ai shkruan në fakt, se nuk duhet të merremi shumë me këtë foto.
Kjo, pasi sipas Myftaraj, lajm është prejardhja biologjike e Lulzim Bashës.
Sipas tij, ai në fakt është djali i Enver Hoxhës.
“Çudi e madhe që të gjithë ata të cilët ia quajnë Sali Berishës gjë të rëndë fotografinë me Enver Hoxhën shtiren sikur nuk e shohin Enver Hoxhën në fytyrën e Lulzim Bashës!
Dhe ngjashmëria është dukshëm më e madhe se midis Enver Hoxhës dhe dy djemve të tij zyrtarë!
Nëse një të huaji që nuk e di se cilët janë bijtë e Enverit do t’ i jepen katër fotografi, ajo e Enver Hoxhës në rini, fotografitë e dy djemve të tij dhe fotografia e Lulzim Bashës dhe do t’ i kërkohej që të veçonte fotografinë e atij që i duket se është djali i Enver Hoxhës, sipas mendimit tuaj cilën fotografi do të veçonte ai?
Sali Berisha duhet të japë shpjegime për fotografinë me Enver Hoxhën, por Lulzim Basha duhet të japë shpjegime për faktin që ka fytyrën e Enver Hoxhës.
Dhe ka një shpjegim për këtë ngjashmëri, me logjikën e “Toyota Yaris”, që në fillim u duk përrallë por pastaj doli histori e vërtetë.
Në 1973, në kohën e miqësisë së madhe shqiptaro-kineze, mjekët kinezë të dërguar nga Mao Ce Duni për të mjekuar Enver Hoxhën përdorën ndaj tij metoda mjekësore që i kishin përdorur ndaj liderit kinez.
Ndër të tjera kërkuan të studiojnë aftësitë rigjeneruese të qelizave të organizmit të Enver Hoxhës, por te një foshnjë e lindur prej tij.
Dihet se te foshnjat procesi gjenerues i qelizave është shumë i lartë dhe i dukshëm. Nëse u bë drejtpërdrejt me marrëdhënie seksuale apo në mënyrë laboratorike, nuk ka rëndësi.
Rëndësi ka që shoku Enver lindi një bir në pleqëri, të cilit ia ka lënë atësinë të shkruar në fytyrë.
Megjithëse ky Enver i ri sot është 47 vjeç, falë trajtimit bashkëkohor plastik të fytyrës dhe flokëve, duket si shoku Enver në 1941, në themelimin e partisë, kur ishte 33 vjeç.
Sali Berishën e ka futur në listën e zezë Amerika, por Lulzim Bashën e ka futur në listën e zezë historia qëkurse ka lindur. Këtë të vërtetë gjenetike nuk e ndryshon dot as Amerika”, shkruan Myftaraj.