‘Garda’ e Lulzim Bashës, të arrestuar, policë dhe ekstremistë islamikë (denoncimi nga familja Berisha)

Sali Berisha ka denoncuar se brenda selisë së Partisë Demokratike ndodhen persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.
Portali i familjes Berisha shkruan se mes tyre ka edhe efektivë të RENEA dhe FNSH të armatosur rëndë.
Sot portali i Berishës zbardh të tjera detaje.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e argëtimit të disa personave.
Video është publikuar nga Florenc Hoxha disa orë pas referendumit të anëtarësisë së PD.
Portali i familjes Berisha shkruan:
“Publikimi i këtyre pamjeve ka për qëllim të japë mesazhin se Basha rrethohet nga njerëz të fortë dhe përballja me ta s’do të jetë e lehtë.
Kjo celulë drejtohet pikërisht nga vetë Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës i emëruar nga Lulzim Basha në vitin 2011.
Hoxha dhe njerëzit e tij përbëjnë grupin e ‘gardës’ së Bashës që rri në tarracën e PD-së dhe janë të pajisur me bomba gazlotsjellës.
Në grup janë njerëz të skeduar si problematikë, të arrestuar, ekstremistë dhe persona me precedentë penalë.
Një ndër personat e pranishëm në argëtimin pas ‘mbrojtjes së selisë së PD-së’ ishte edhe Ervin Goxhaj, kryetari i degës së PD në njësinë numër 4 në Tiranë.
Ervin Goxhaj u bë i njohur për publikun gati dy muaj më parë, pasi shkriu një shtab të tërë elektoral vetëm sepse e kishin firmosur në mbështetje të Foltores të Sali Berishës.
“Mbështësi i zjarrtë” i Bashës, Ervin Goxhaj është arrestuar vite më parë nga policia e kryeqytetit me akuzë se kishte vjedhur një magazinë cigaresh.
Ngjarje të ndodhur në vitin 2012, ku dy personazhe, ish drejtues të fushatës së Lulzim Bashës, janë prangosur nga policia”.