5 Dhjetor, 2022

Rama zgjedh besnikun e vet si drejtor të RTSH

 Rama zgjedh besnikun e vet si drejtor të RTSH

Enkelejd Joti është zgjedhur sot si Drejtori i ri i Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH).

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik votoi të hënën e 15 nëntorit, me tre të pestat e votave Enkelejd Jotin për të zëvendësuar në detyrën që mbante ish-drejtori i arrestuar nga SPAK, Thoma Gëllçin.

Enkelejd Joti aktualisht mban postin e drejtorit të QSUT-së. Ai rikthehet në skenën mediatike pasi më parë ka drejtuar televizionin Top Channel. Ai njihet si njeriu besnik i Edi Ramës.

Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike.

Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajuar platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.

Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik. (RTSH)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *