10 Qershor, 2023

“Furtunë” në Policinë e Përmetit, SHÇBA pezullon nga detyra shefin e Komisariatit, ish-shefin e Krimeve dhe 2 inspektorë

 “Furtunë” në Policinë e Përmetit, SHÇBA pezullon nga detyra shefin e Komisariatit, ish-shefin e Krimeve dhe 2 inspektorë

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ka pezulluar nga detyra  Shefin e Komisariatit të Përmetit, ish-Shefin e Krimeve dhe dy inspektorë të Policisë së Përmetit dhe, pasi akuzohen se për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës.

Gjithashtu është pezulluar nga detyra edhe Inpektori i Pyjeve që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet. Sakaq masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë për kryetërin e fshatit Frashër.

Pezullimet dhe arrestimet kanë ardhur pas 5 muajsh hetime për zyrtarët.

“Kryekomisar P. GJ., me detyrë Shef i Komisariatit Përmet, me masë sigurie të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; Komisar SH.M., ish-Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, aktualisht me detyrë Specialist në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; Inspektor DH.SH., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”;

– Inspektor M.D., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; Shtetasi K.M., me detyrë Kryetar i fshatit që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Shtetasi J.A., me detyrë Inspektor Pyjesh që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik””- njofton SHÇBA.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër ka arritur të zbulojë një sasi bimësh narkotike, të mbjella në parcela në zonën e fshatit Zavalan, Përmet.

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme proceduriale,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *