1 Tetor, 2023

Frrok Çupi për djalin e Olldashit: Viktimat e xhelatëve, rrinë me vrasësit e tyre

 Frrok Çupi për djalin e Olldashit: Viktimat e xhelatëve, rrinë me vrasësit e tyre

Frrok Çupi është shprehur se të gjithë pasardhësit e viktimave në PD vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Çupi u pyet në lidhje me prezencën e djalit të Sokol Olldashit në “Foltoren” e të rinjve në Tiranë.

Ai u shpreh  se ky është një fakt i zakonshëm i cili trajtohet edhe nga psikologët dhe krejt natyral, viktimat e xhelatëve, rrinë me xhelatët.

“Mafiozët e mëdhenjë kanë pas tyre fëmijët e kolonelëve që iua kanë vrarë.

Në PD janë disa persona që nuk lëvizin kurrë nga PD, si fëmijët e Azem Hajdarit, djali i Ali Spahis, të gjithë femijët dhe dhëndurët e viktimave në PD.

Pasardhësit e të vrarëve në luftën e mafies janë aty. Kjo është trajtuar edhe nga psikologët. Viktima mbetet adhurues i xhelatit”- tha Çupi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *