1 Tetor, 2023

Frrok Çupi: Berishën dhe Metën i pret i njëjti fat, janë në ditët e tyre të fundit

 Frrok Çupi: Berishën dhe Metën i pret i njëjti fat, janë në ditët e tyre të fundit

Analisti Frrok Çupi beson se Sali Berisha dhe Ilir Meta do të kenë të njëjtin fat.

Çupi u shpreh se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në ditet e tyre të fundit, dhe do të pozicionohen në të njëjtin front kundër Lulzim Bashës.

“Pritet që Ilir Meta të lërë zyrën. Do ketë masa të tjera ndaj Berishës. I pret i njëjti fat. Po presin ditën e fundit.

Ka një atmosferë që Berisha dhe Meta do bëhen bashkë.

Prandaj e përmendi Basha trekëndëshin e Bermudës. Frika e Bëshës është kur Meta të lërë presidencën.

Berisha po bën zhurmë për të treguar se është i fortë.

Ai bëri thirrjen e hapur “dhëmb për dhëmb” me Amerikën, unë kuptova se i ka ditët e numëruara.

Ligjet do veprojnë pa dyshim”, tha Çupi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *