Frika nga protesta e Berishës, Rama e çon Vuçiç në Elbasan tek Luca. Në darkë, prezent dhe Sorosi

Teksa pasditen e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të vijnë në vendin tonë, në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’, zbardhet axhenda zyrtare.
Në kohën kur Sali Berisha ka paralajmëruar protestë në Tiranë, Edi Rama do e shmangë Tiranën dhe do i dërgojë Vuçiç dhe Zaev direkt në Elbasan.
Aty do ketë edhe një darkë, por nuk dihet nëse si zakonisht do darkohet te Luca i Ramës.
AXHENDA DATA 20 DHJETOR
18.30 – Mbërritja në Elbasan
19.00 – Darka zyrtare e delegacionit
Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë:
Kryeministri Edi Rama,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev
Në darkë do të jenë të pranishëm gjithashtu krerët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ines Muçostepa, Marko Cadez dhe Antoni Peshev. Gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe Jim O’Brien, këshilltar i lartë i Këshillit të Atlantikut dhe Alex Soros, nënpresidenti i Fondacionit Shoqëria e Hapur.
Të martën, palët do të ulen në tryezën e bisedimeve, ku përveç Ramës, Vuçiç dhe Zaev do të jetë edhe eurokomisioneri për Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.