22 Mars, 2023

Frangaj paguhet më pak se Fevziu dhe Çani: Kush është pronari i TV Klan?

 Frangaj paguhet më pak se Fevziu dhe Çani: Kush është pronari i TV Klan?

Nga Aranit Muraçi

Lidhur me publikimin e të dhënave, mediat publikuan sot pagat e disa prej drejtuesve të mediave në vendin tonë.

Bie në sy paga mujore e Ben Blushit, ish drejtues i TCH, që është rreth 10 herë më e lartë se ajo e kryeministrit.

Por askush nuk e ka përmendur faktin se Aleksandër Frangaj, i cili njihet si pronari i TV Klan, është në listën e pagave dhe madje ka një pagë më të ulët se Fevziu dhe Çani.

Nga kjo listë nëse ka një të vërtetë del se TV Klan nuk e ka Frangaj, ose publikimi i të dhënave është show, ose mediat kanë marrë të dhëna që nuk i verifikojnë dot.

Megjithë zhurmën e madhe që krijoi ngjarja askush nuk e ka shtruar ende pyetjen: A është vepër penale publikimi i të dhënave për pagat, kush i publikoi dhe për çfarë qëllimi fill pasi u mbyll çështja e patronazhistëve dhe ç’të keqe ka që të publikohen pagat edhe në sektorin privat, pasi në atë shtetëror dihet sa para merr që nga Presidenti deri ta roja dhe pastruesja?

Mund të mos jetë ndoshta etike publikimi i të dhënave për pagat, por është vepër penale fshehja e të ardhurave, fenomen që ka ndodhur dhe ndodh rëndom dhe për ironi nuk ka shqetësuar askënd deri tani në këtë vend.

Disa nga pagat e gazetarëve të mediave kryesore që publikuan mediat:

Ben Blushi – 24,756,130.00

Blendi Fevziu 20,111,120,00

Arjan Çani – 1,795,523.00

Eni Vasili – 1,184,587.00

Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00

Turjan Hysko – 1,002,217.00

Fatos Hakorja – 550,726.00

Armand Shkullaku – 522,806.00

Gentjan Zenelaj – 456,400.00

Baton Haxhiu- 1,797,317.00

Shpëtim Nazarko – 30.000

Andi Bejtja 1,849,028.00

Çlirim Peka 74,010.00

1 Comment

  • jeni kot fare ju te vjoses, spiune komunizmi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *