3 Dhjetor, 2023

FOTOT: Kur shkëmbehen Sali Berisha me Taulant Ballën në Kuvend

 FOTOT: Kur shkëmbehen Sali Berisha me Taulant Ballën në Kuvend

Për vite me radhë ata kanë qenë kundërshtarë të egër me njëri-tjetrin në Kuvend.

Aq sa dukej se Taulant Balla ishte caktuar vetëm të acaronte Sali Berishën, pasi fliste në Kuvend gjithmonë pas tij.

Dhe gjithmonë i kujtonte të birin, Shkëlzenin dhe vajzën, Argitën, për aferat e tyre korruptive.

Kjo solli edhe një nga shpërthimet e famshme të Berishës në Kuvend, kur e shau Ballën nga motra, të cilën e quajti prostitutë.

Sot janë përballur edhe “fizikisht” në Kuvend.

Ndërsa Berisha ulej në vendin e tij, Balla iu drejtua foltores së Kuvendit dhe rrugës janë ndeshur pikërisht me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu një moment të sikletshëm për të dy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *