30 Nëntor, 2022

Fotografi habitet me ministren e re: Nuk zbret kurrë nga makina nëse nuk i hapin derën

 Fotografi habitet me ministren e re: Nuk zbret kurrë nga makina nëse nuk i hapin derën

Gjatë seancës së djeshme parlamentare, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është fotografuar duke mbërritur në Parlament.

Ajo që bie në sy, sipas fotografit Agim Rama është se ministrja e re e kabinetit Rama nuk zbret nga makinë në se nuk i hapin derën.

Ai shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.

“Nje fakt me ben pershtypje… Ministrja e Shendestise, dhe jo vetem vine ne kuvend ne kemb. Por dhe kur vine me makina i hapin vete dyret dhe zbresin.

Kjo ministre e re nuk zbret kurre nese nuk i hapin deren…mbase mendone se keshtu rritet prezenca, por ne fakt ndodh e kunderta….,” shkruan ai në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *