5 Dhjetor, 2022

Flutura Açka thirrje demokratëve: Kush nxit përplasje sot, e dënoftë historia!

 Flutura Açka thirrje demokratëve: Kush nxit përplasje sot, e dënoftë historia!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka bërë thirrje demokratëve që të mos provokojnë dhe të nxisin përplasje.

Açka në një reagim në Facebook thekson se:

“Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë”.

Sipas saj, kush nxit përplasje mes demokratëve, do dënohet nga historia.

“Demokratët janë zemër, jo mure, jo dritare, jo orendi!

Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!

Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!

Demokratët janë Ligji, jo muskujt.

Demokratët janë Fjala, jo forca.

Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021.

Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.

Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia!”, thekson Açka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *